Лабунишки Мудрости Лабуништа Новости E martë 28.07.2026
Labunishtëanët e vjetër nuk jepnin lehtë dhe në mënyrë të nxituar gjykime për njerëz që nuk i njihnin mirë, as nuk ndërronin mendimet e tyre mbi të tjerët bazuar në fjalë apo rrëfim të të tjerëve. Ata e dinin se çdo histori e rrëfyer nuk është gjithmonë e vërteta e plotë dhe se njeriun e mëson më së miri marrëdhënia personale dhe përvoja e drejtpërdrejtë. Një shembull i tillë i urtësisë dhe maturisë rrëfehet për një labunishtëan të vjetër dhe të mençur.
Mbi tridhjetë vjet më parë, ndërsa shërbeja si imam në labunishtë, një nga anëtarët më të rregullt dhe më të mençur të komunitetit ishte një burrë i moshuar që të gjithë e thërrisnin haxhi Avdiraman.
Që në hapat, qëndrimin dhe sjelljen e tij mund të vërehej se bëhej fjalë për një njeri me shumë eksperiencë jetësore, nga i cili mund të dëgjoheshin shumë këshilla të mençura dhe të vlefshme.
Pas tij kanë mbetur shumë thënie dhe mësime që edhe sot ia vlen të kujtohen e përrjellën.
Në këtë rast dua të theksoj një urtësi të shkurtër, por shumë të thellë prej tij, që veçanërisht mund të na shërbejë sot — në kohën kur informacionet e paprovruara, thashethemet dhe dezinformatat përhapen me një shpejtësi të jashtëzakonshme.
Kur dikush e pyeste haxhi Avdiramanin se çfarë mendonte për një person të caktuar — si është, a është i mirë apo i keq — ai kurrë nuk nxitohej të jepte gjykim.
Ai përgjigjej shkurt: „Nuk kam punuar me të.“
Sa urtësi përmbahet në këtë fjali të thjeshtë! Me të sikur donte të thoshte se për një njeri nuk duhet të gjykojmë bazuar në atë që të tjerët thonë për të, por sipas përvojës tonë personale, takimit personal dhe marrëdhënies së drejtpërdrejtë me të.
Ndonjëherë dikush mund të na thotë se një njeri i caktuar është i keq, ndërsa mes tyre mund të ketë pasur vetëm një keqkuptim, konflikt personal, zili ose interes të lënduar. Në këtë rast, mendimi i tij nuk është pamja e plotë për personin, por reflektim i marrëdhënies së tyre të dëmtuar.
Nga ana tjetër, dikush mund të na tregojë se një person i caktuar është i mirë, ndërsa ai mund të jetë thjesht shfaqur mirë para tij, ndërsa fytyrën e tij të vërtetë e tregon në rrethana të tjera.
Njeriu njihen më së miri në punë të përbashkët, në udhëtime, në tregti, në vështirësi, në ndarjen e përgjegjësive dhe kur përplasen interesat.
Atëherë zbulohet karakteri i tij, ndershmëria, durimi, besnikëria ndaj fjalës së dhënë dhe qëndrimi ndaj të tjerëve.
Prandaj, të mos lejojmë që simpatitë e të tjerëve të bëhen simpatitë tona, as urrejtjet e tyre të bëhen urrejtjet tona.
Të mos ndërtojmë mendime për njerëzit bazuar në fjalë të marra, por mbi të vërtetën, njohuritë e verifikuara dhe përvojën tonë personale.
Dhe kur nuk kemi mjaft njohuri për dikë, më e ndershme dhe më e drejtë është të përsërisim përgjigjen e mençur të haxhi Avdiramanit: „Nuk kam punuar me të.“
Ndonjëherë të heqësh dorë nga gjykimi është urtësia më e madhe se fjalimi më i gjatë.
✍️ Jakub Kazimoski Nga cikli „Urtësitë e labunishtëanëve të vjetër“
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Muhamed Husrev (Ajdinlar) ka lindur në fshatin Labunishta, afër Strugës, në Maqe...
Me trishtim të thellë shpallim lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Minur Memishos...
Shitet shtëpi në Labuništa, vendi Krasta, me certifikatë prone! Sipërfaqja e sht...
Gjatë një shëtitje në zonën e Labunishtes, banori Ersan Zendeloski hasi në një f...
Tema kryesore e takimit ishin dy probleme serioze që, sipas të pranishmëve, ndik...
Sukses i madh për Labunishtën dhe për talente të rinj nga rajoni ynë. Ejlem Beki...
Trupi koordinues përbërë nga anëtarët Safet Demiralieski këshilltar i kryetarit ...
Pas shumë vitesh pune të përkushtuar, bashkëqytetari ynë i dashur Safet Demirali...
Me nder dhe krenari të veçantë, banorët e Labunishtë i drejtojnë urimet më të si...
Banorët e parë të fshatit Labunishtë që patën mundësinë të kryejnë ritualin e sh...