Лабуништа Новости E mërkurë 07.10.2026
Nga cikli „Urtësitë e të vjetërve të Labunishtë“ Të vjetrët e Labunishtë e dinin si të shprehnin një urtësi me një fjali të shkurtër, për të cilën sot na duhet një faqe e tërë.
Një nga ato thënie, që thuhej me buzëqeshje, ishte: "Nëse je në shoqëri me hutbinë, ose do hani diçka të mirë ose do dëgjosh diçka të mirë."
Në pamje të parë — një shaka e thjeshtë. Por pas saj qëndron një imazh i bukur i jetës së dikurshme në Labunishtë. Në kohët e vjetra, hutbina nuk ishte njeriu që njerëzit e shihnin vetëm në xhami, gjatë namazit apo nga minberi të premteve. Ai ishte pjesë e jetës së komunitetit të vet — i pranishëm në gëzimet dhe hidhërimet, në ditët e bukura, por edhe kur dikujt i duhej këshillë, ngushëllim ose një fjalë e mirë.
Dhe ndonjëherë nuk duhej as një arsye e veçantë.
Njerëzit atëherë shkonin më shpesh njëri tek tjetri. Vizitonin për të pyetur për shëndetin, për të pirë një kafe, për të biseduar apo thjesht për të qëndruar sëbashku. Dhe hutbina vizitonte besimtarët e tij në të njëjtën mënyrë. Futet në ndonjë shtëpi, ulet me banorët, pyet për familjen, për të moshuarit dhe fëmijët, dëgjon nëse ka ndonjë shqetësim dhe thotë ndonjë fjalë nëse ka nevojë.
Kështu hutbina njihte besimtarët e vet jo vetëm nga radhët në xhami, por edhe nga jeta e tyre e përditshme. Din që kush gëzon, kush pikëllohet, kush ka brenga, dhe se kush ndoshta ka nevojë vetëm për dikë që ta dëgjojë. Ndërkaq, ndoshta pikërisht për këtë fjala e tij kishte peshë më të madhe.
Sepse këshilla arrin më lehtë në zemër kur vjen nga një njeri që njeh si gëzimin edhe vështirësinë tënde. Dhe tek të vjetrët e Labunishtë ishte traditë që sa herë dikush hynte në shtëpi, pritësi ta nderonte me diçka. Kafe, çaj, frutë, diçka e ëmbël, e nëse ishte koha për ushqim — shtrihej sofrë dhe gjejti vend edhe për mysafirin.
Sidomos nëse mes vizitorëve ishte edhe hutbina. E po të rrish në shoqërinë e tij, mund të përfitosh dhe ti nga mikpritja. Kjo shpjegon pjesën e parë, shaka të kësaj thenie të vjetër: „...ose do hani diçka të mirë." Por më e rëndësishme është pjesa e dytë: „...ose do dëgjosh diçka të mirë."
Nga hutbina pritej që praninë e tij të sillte më shumë sesa një bisedë të thjeshtë. Ndonjëherë tregonte ndonjë histori mësimore, përmendte ajet ose hadith, transmetonte urtësi të të parëve ose thjesht jepte ndonjë këshillë të mirë. Disa nga fjalët më të bukura shpreheshin pranë sofrës, me filxhan kafe në dorë, në një bisedë të qetë mes njerëzve që i besonin njëri-tjetrit.
Të vjetrët besonin se nga çdo shoqëri e mirë njeriu duhej të dilte me diçka më shumë se sa kishte ardhur. Njeriu nuk ushqehet vetëm me atë që është vendosur në sofër. Ka ushqim për trupin, por ka edhe ushqim për shpirtin.
Një kafshatë e mirë të ngop për disa orë, e një fjalë e mençur mund ta mbash gjithë jetën.
Ndonjëherë do ta dëgjosh kur je i ri, dhe do ta kuptosh vërtet shumë më vonë. Do të kalojnë vite, jeta do të të vërë përballë ndonjë sfide dhe do të kthehet tek ty ajo fjali që dikur e dëgjove nga ndonjë labunishtar i mençur. Prandaj të vjetrët tërhiqeshin vëmendjen jo vetëm se çfarë hanin, por edhe me kë rrinin dhe çfarë dëgjonin.
Dinin se shoqëria edukon njeriun në heshtje.
Me disa njerëz do kalosh gjithë mbrëmjen, do qeshësh dhe do bisedosh, por në shtëpi do kthehesh bosh. Me të tjerë do ulesh shkurt, do dëgjosh një fjali — dhe do ikësh më i pasur.
Në këtë qëndron edhe mesazhi më i thellë i kësaj thenie të vjetër: I mirë është njeriu në shoqërinë e të cilit gjen ose ushqim për trupin ose ushqim për shpirtin. Dhe më shumë është kur i gjen të dyja.
Sot, kur njerëzit më rrallë hyjnë njëri tek tjetri pa ndonjë arsye të veçantë, kjo urtësi e vjetër na kujton edhe diçka tjetër: Nuk duhet gjithmonë të presim ndonjë gëzim, sëmundje ose trishtim për të trokitur në derën e dikujt. Ndonjëherë arsye e mjaftueshme për një vizitë është vetë njeriu.
Ta pyesësh si është, të ulesh pranë tij, ta dëgjosh dhe të lësh pas një fjalë të mirë. Ndoshta në këtë qëndronte një nga bukuritë e dikurshme të marrëdhënies mes hutbinës dhe besimtarëve të tij: nuk prisnte gjithmonë që njerëzit të vinin tek ai — edhe ai shkonte mes tyre.
Dhe për këtë të vjetrët e Labunishtë me buzëqeshje thoshin: "Nëse je në shoqëri me hutbinë, ose do hani diçka të mirë ose do dëgjosh diçka të mirë."
Në këtë thenie ka një dëshmi të vogël për kohën kur njerëzit vizitonin më shumë njëri-tjetrin, qëndronin më shumë së bashku dhe dëgjonin më shumë njëri-tjetrin.
Dhe një mësim i heshtur që vlen edhe sot: Ulesh me njerëz pranë të cilëve nuk do të kalosh vetëm kohën, por nga të cilët do të marrësh diçka të mirë edhe kur të largohesh nga shoqëria e tyre.
Jakub Kazimoski
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Muhamed Husrev (Ajdinlar) ka lindur në fshatin Labunishta, afër Strugës, në Maqe...
Me trishtim të thellë shpallim lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Minur Memishos...
Shitet shtëpi në Labuništa, vendi Krasta, me certifikatë prone! Sipërfaqja e sht...
Gjatë një shëtitje në zonën e Labunishtes, banori Ersan Zendeloski hasi në një f...
Tema kryesore e takimit ishin dy probleme serioze që, sipas të pranishmëve, ndik...
Sukses i madh për Labunishtën dhe për talente të rinj nga rajoni ynë. Ejlem Beki...
Trupi koordinues përbërë nga anëtarët Safet Demiralieski këshilltar i kryetarit ...
Pas shumë vitesh pune të përkushtuar, bashkëqytetari ynë i dashur Safet Demirali...
Me nder dhe krenari të veçantë, banorët e Labunishtë i drejtojnë urimet më të si...
Banorët e parë të fshatit Labunishtë që patën mundësinë të kryejnë ritualin e sh...