Известувања Лабуништа Новости E enjte 22.01.2026
Sot në kabinetin e kryetarit të Komunës së Strugës, z. Mendi Qura, u mbajt një takim pune me anëtarë të Komunës Lokale të Labunishtë, të udhëhequr nga kryetari z. Tasim Tafiloski. Në takim ishin të pranishëm edhe drejtori i UJK “Higjena”, z. Irfan Ramizi, koordinator i z. Adem Nuroski, si dhe këshilltari i kryetarit nga Labunishta, z. Safet Demiraleski.
Në takim u prezantuan problemet me të cilat përballen përditë banorët e Labunishtë, me theks në tri pika prioritare:
Ndërtimi i një muri mbajtës pranë rrugës lokale Krasta në zonën Zendelovci.
Mbushja me rërë dhe betonimi/asfaltimi i rrugës lokale Pilçarovci – Podgorci, në zonën Umishtë, me gjatësi 600 metra.
Problemet me furnizimin me energji elektrike në Labunisht.
Komuna e Strugës, nën drejtimin e kryetarit z. Qura, dha një përgjigje pozitive për të tri pikat.
U theksua se brenda një periudhe të shkurtër kohe do të fillojë realizimi i dy projekteve infrastrukturore, ndërsa për problemin me energjinë elektrike u paralajmërua një takim i përbashkët me EVN dhe përfaqësuesit e komunave lokale nga lagjet e prekura. Në atë takim, siç u theksua, do të kërkohet zgjidhje urgjente dhe e qëndrueshme e problemit.
Gjithashtu, Komuna e Strugës informoi Komunën Lokale se projekti për përmirësimin e furnizimit me ujë në Labunisht, si dhe e gjithë dokumentacioni teknik për ndërtimin e stacionit për pastrimin e ujërave, gjenden në fazën përfundimtare.
Pritet që këto projekte të realizohen së shpejti, duke zgjidhur disa nga problemet më të mëdha të banorëve të Labunishtë.
Takimi u vlerësua si konstruktiv, me angazhim të përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe hapa konkretë për përmirësimin e kushteve të jetesës në Labunisht.
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Muhamed Husrev (Ajdinlar) ka lindur në fshatin Labunishta, afër Strugës, në Maqe...
Me trishtim të thellë shpallim lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Minur Memishos...
Shitet shtëpi në Labuništa, vendi Krasta, me certifikatë prone! Sipërfaqja e sht...
Gjatë një shëtitje në zonën e Labunishtes, banori Ersan Zendeloski hasi në një f...
Tema kryesore e takimit ishin dy probleme serioze që, sipas të pranishmëve, ndik...
Sukses i madh për Labunishtën dhe për talente të rinj nga rajoni ynë. Ejlem Beki...
Trupi koordinues përbërë nga anëtarët Safet Demiralieski këshilltar i kryetarit ...
Pas shumë vitesh pune të përkushtuar, bashkëqytetari ynë i dashur Safet Demirali...
Me nder dhe krenari të veçantë, banorët e Labunishtë i drejtojnë urimet më të si...
Banorët e parë të fshatit Labunishtë që patën mundësinë të kryejnë ritualin e sh...