Бизнис Заедница Известувања Новости Околина E premte 21.03.2025
NJOFTIM
Komuna e Strugës, në periudhën që vjen do të nxisë inspektime të koordinuara me të gjitha shërbimet kompetente inspektuese në komunën e Strugës si inspektorë shtetërorë ashtu edhe komunalë, dhe në këtë drejtim drejton një apel publik për të gjithë pronarët e lokaleve dhe objekteve të tjera afariste që ushtrojnë shërbime dhe aktivitetet në fushën e gastronomisë, turizmit, shërbimeve, si dhe aktivitetin e përgatitjes për shërbimin e ushqimit dhe pijeve dhe kafe barëve, se do të fillojë kontroll i përbashkët i zgjeruar i inspektorëve.
Për këtë shkak, njoftohen pronarët e objekteve afariste se janë të detyruar, në vendngjarje të kenë të përgatitura origjinale ose fotokopje të dokumenteve si më poshtë:
Leje për ushtrimin e aktivitetit
Leje për vendosjen e pajisjeve urbane
Elaborat për vendosjen e pajisjeve urbane
Gjendja aktuale
Fletëpronësie për objektin afarist
Elaborat për mbrojtjen e mjedisit jetësor
Elaborat për mbrojtjen nga zjarri dhe dëshmi që është zbatuar në vend
Letërnjoftim i personit përgjegjës
Numër telefoni dhe person kontakti
E-mail zyrtar
Këto dokumente duhet të jenë të përgatitura dhe në posedim nga personat që menaxhojnë ose punojnë në lokalin, në mënyrë që t’i paraqesin inspektorëve gjatë ushtrimit të kontrollit. Duhet të jenë në kopje fotokopje për nevojat e procedurës inspektuese. Kontrolli do të zhvillohet në të gjitha lokalet në territorin e komunës Strugë, dhe për të gjitha parregullsitë e konstatuara, inspektorët do të lëshojnë Vendim për heqjen e mangësive të cilat duhet të largohen brenda afatit sipas ligjit, si dhe urdhër pagese për shkelje.
Në rast të parregullsive që janë jashtë kompetencës së inspektorit, do të përgatiten procese-verbale të cilat do t’i dërgohen më tej inspektorit kompetent për procedim.
Komuna e Strugës
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Muhamed Husrev (Ajdinlar) ka lindur në fshatin Labunishta, afër Strugës, në Maqe...
Me trishtim të thellë shpallim lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Minur Memishos...
Shitet shtëpi në Labuništa, vendi Krasta, me certifikatë prone! Sipërfaqja e sht...
Gjatë një shëtitje në zonën e Labunishtes, banori Ersan Zendeloski hasi në një f...
Tema kryesore e takimit ishin dy probleme serioze që, sipas të pranishmëve, ndik...
Sukses i madh për Labunishtën dhe për talente të rinj nga rajoni ynë. Ejlem Beki...
Trupi koordinues përbërë nga anëtarët Safet Demiralieski këshilltar i kryetarit ...
Pas shumë vitesh pune të përkushtuar, bashkëqytetari ynë i dashur Safet Demirali...
Me nder dhe krenari të veçantë, banorët e Labunishtë i drejtojnë urimet më të si...
Banorët e parë të fshatit Labunishtë që patën mundësinë të kryejnë ritualin e sh...