Лабуништа E martë 27.05.2025
Sot, menjëherë pas faljes së sabahut, në frymën e traditës shekullore, banorët e Labunishtë nisën më shumë se 40 bashkëqytetarë të tyre drejt vendeve më të shenjta të islamit – Mekën dhe Medinën, ku do të kryejnë shtyllën e pestë të besimit islam – Hadxh.
Nisja, si çdo vit tjetër, ishte e mbushur me emocione, përkushtim shpirtëror dhe krenari. Nga qendra e fshatit deri te stacioni i autobusëve, rrugët e Labunishtë jehonin me tekbire, duke lartësuar emrin e Allahut të Plotfuqishëm xh.sh. Gëzimi dhe urimet shoqëroheshin me lot, lutje dhe dëshira për udhëtim të sigurt dhe ibadete të pranueshme.
Kjo traditë fisnike praktikohet që nga viti 1963, kur banorët e fshatit u mblodhën për herë të parë për t’i përcjellë në hadxh atëherë imamun dhe besimtarin e respektuar, rahmetli Haxhi Arslan Qazimoski. Që atëherë, çdo vit, me të njëjtën dashuri dhe respekt, Labunishta qëndron pas besimtarëve të saj që përgatiten të kryejnë përpjekjen më të madhe shpirtërore.
I lutemi Allahut të Lartësuar t’ua lehtësojë rrugën hadxhilarëve, të pranojë ibadetin e tyre dhe t’u mundësojë kthimin në shtëpitë e tyre të shëndetshëm, të gjallë dhe me zemra të përmbushura.
foto nga: fb nagim Laposki
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Muhamed Husrev (Ajdinlar) ka lindur në fshatin Labunishta, afër Strugës, në Maqe...
Me trishtim të thellë shpallim lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Minur Memishos...
Shitet shtëpi në Labuništa, vendi Krasta, me certifikatë prone! Sipërfaqja e sht...
Gjatë një shëtitje në zonën e Labunishtes, banori Ersan Zendeloski hasi në një f...
Tema kryesore e takimit ishin dy probleme serioze që, sipas të pranishmëve, ndik...
Sukses i madh për Labunishtën dhe për talente të rinj nga rajoni ynë. Ejlem Beki...
Trupi koordinues përbërë nga anëtarët Safet Demiralieski këshilltar i kryetarit ...
Pas shumë vitesh pune të përkushtuar, bashkëqytetari ynë i dashur Safet Demirali...
Me nder dhe krenari të veçantë, banorët e Labunishtë i drejtojnë urimet më të si...
Banorët e parë të fshatit Labunishtë që patën mundësinë të kryejnë ritualin e sh...