Новости Околина E enjte 21.08.2025
Në orët e mëngjesit, rreth orës 8, në afërsi të fshatit Podgorc shpërtheu zjarr që përfshiu një sipërfaqe prej afërsisht 40 hektarësh, duke djegur bar të thatë dhe pjesërisht bimësi të ulët. Sipas informacionit fillestar, zjarri është shkaktuar nga faktor njerëzor.
Një meritor i madh për reagimin në kohën e duhur i takon aktivistit të njohur nga Podgorci, Shaban Ademoski, i cili mbërriti i pari në vendin e zjarrit dhe përmes një thirrjeje në rrjetet sociale informoi banorët për ngjarjen dhe i ftoi të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit. Thirrja e tij ndihmoi shumë qytetarë që të organizoheshin në kohë dhe të dilnin në terren.
Në fillim në shuarje intervenuan dy automjete – nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe nga Policia Pyjore, të cilët nuk arritën ta menaxhojnë zjarrin vetëm. Më vonë mbërriti një automjet më i madh zjarrfikës nga Struga dhe një tjetër automjet nga Labunishta, me angazhimin e të cilëve zjarri u lokalizua me sukses.
Përveç shërbimeve profesionale, në shuarje përfshinë aktivisht edhe vullnetarë të rinj nga Podgorci që me çanta uji ndihmonin në pjesët e papërshkueshme ku nuk mund të përdorej shiringa. Ndihmë të rëndësishme dhanë edhe vullnetarë nga Labunishta.
Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, aktivistëve dhe qytetarëve, u parandalo përhapja e zjarrit dhe pasojat më të mëdha të mundshme.
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Muhamed Husrev (Ajdinlar) ka lindur në fshatin Labunishta, afër Strugës, në Maqe...
Me trishtim të thellë shpallim lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Minur Memishos...
Shitet shtëpi në Labuništa, vendi Krasta, me certifikatë prone! Sipërfaqja e sht...
Gjatë një shëtitje në zonën e Labunishtes, banori Ersan Zendeloski hasi në një f...
Tema kryesore e takimit ishin dy probleme serioze që, sipas të pranishmëve, ndik...
Sukses i madh për Labunishtën dhe për talente të rinj nga rajoni ynë. Ejlem Beki...
Trupi koordinues përbërë nga anëtarët Safet Demiralieski këshilltar i kryetarit ...
Pas shumë vitesh pune të përkushtuar, bashkëqytetari ynë i dashur Safet Demirali...
Me nder dhe krenari të veçantë, banorët e Labunishtë i drejtojnë urimet më të si...
Banorët e parë të fshatit Labunishtë që patën mundësinë të kryejnë ritualin e sh...