Новости Околина E mërkurë 22.01.2025
Futbollisti i ri dhe premtues, Belul Elmazoski, është përforcimi më i ri i FK Shkupi në këtë afat kalimtar. Bëhet fjalë për një talent të lindur në vitin 2004 në Itali, i cili ka një përvojë të pasur në akademi të ndryshme futbolli atje, duke luajtur për ekipe italiane si Fiume Veneto Bannia, Aviano dhe Barbisano Eclisse.
Elmazoski, i cili vjen nga Boroveci, ka tërhequr vëmendjen e skautëve të FK Shkupi me aftësitë e tij teknike dhe potencialin në fushë. Ai luan në pozicionin sulmues krah. Drejtuesit e klubit janë të bindur për zhvillimin e mëtejshëm të tij si pjesë e projektit për fuqizimin e të rinjve dhe sjelljen e talenteve të reja në futbollin e vendit tonë.
"E zbuluam atë në Itali. Ka pasaportë italiane dhe maqedonase. Besojmë se ai do të zhvillohet në radhët tona, dhe emri i tij do të dëgjohet shumë në të ardhmen," deklaroi drejtor i përgjithshëm i klubit, Aykut Turan, pas nënshkrimit të kontratës.
Elmazoski, 20 vjeç, sot do të udhëtojë me ekipin për përgatitjet dimërore që do të mbahen në Antalia, Turqi.
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Muhamed Husrev (Ajdinlar) ka lindur në fshatin Labunishta, afër Strugës, në Maqe...
Me trishtim të thellë shpallim lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Minur Memishos...
Shitet shtëpi në Labuništa, vendi Krasta, me certifikatë prone! Sipërfaqja e sht...
Gjatë një shëtitje në zonën e Labunishtes, banori Ersan Zendeloski hasi në një f...
Tema kryesore e takimit ishin dy probleme serioze që, sipas të pranishmëve, ndik...
Sukses i madh për Labunishtën dhe për talente të rinj nga rajoni ynë. Ejlem Beki...
Trupi koordinues përbërë nga anëtarët Safet Demiralieski këshilltar i kryetarit ...
Pas shumë vitesh pune të përkushtuar, bashkëqytetari ynë i dashur Safet Demirali...
Me nder dhe krenari të veçantë, banorët e Labunishtë i drejtojnë urimet më të si...
Banorët e parë të fshatit Labunishtë që patën mundësinë të kryejnë ritualin e sh...