E hënë 16.02.2026
Me gëzim të madh dhe respekt të sinqertë, Shoqëria Humanitare „Labunishta-IT“ në Itali ju drejton një ftesë të ngrohtë për iftarin tonë të parë të përbashkët.
Të nderuar Labunishtë,
Në frymën e Ramazanit – muajit të mëshirës, bashkimit dhe solidaritetit – me një nder dhe entuziazëm të veçantë ju ftojmë të jeni pjesë e iftarit tonë të parë të organizuar nën patronazhin e Shoqërisë Humanitare „Labunishta-IT“ në Itali.
Ky iftar shënon fillimin e një iniciative të bukur – fillimin e takimeve të përbashkëta, afrohjes dhe forcimit të komunitetit tonë në diasporë. Le të jetë kjo mbrëmje themel për mbledhje të ardhshme, bamirësi dhe vëllazërim.
📍 Vendi: Ambientet e EMANET – Susegana (TV) 📅 Data: 08.03.2026
Kjo mbrëmje të jetë një mundësi për të mblidhen së bashku, për të forcuar lidhjet tona vëllazërore, për të ndarë një fjalë të mirë, buzëqeshje dhe lutje. Prania juaj do të na bëjë një nder dhe gëzim të veçantë.
Ftojmë të gjithë Labunishtanët që planifikojnë të marrin pjesë të regjistrohen në kohë tek organizatorët, për lehtësimin dhe suksesin e organizimit të ngjarjes.
Gjatë regjistrimit, ju lutemi tregoni me sa persona do të merrni pjesë, duke patur parasysh se iftari do të organizohet për burra.
🗓 Afati i fundit për regjistrim: e diel, 01.03.2026
📞 Kontakt për regjistrim: Arben Maksutoski – +39 377 296 0422 Drini Nurovski – +39 353 428 2315 Haris Veljoski – +39 389 449 6495 Anes Qazimoski – +39 389 454 8861
Ju presim në numër sa më të madh, për të ndarë së bashku bekimin e këtij muaji të shenjtë dhe për të themeluar një traditë të bukur.
Me respekt dhe falënderim, Shoqëria Humanitare „Labunishta-IT“ në Itali
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
1 учесници во квизот денес
Muhamed Husrev (Ajdinlar) ka lindur në fshatin Labunishta, afër Strugës, në Maqe...
Me trishtim të thellë shpallim lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Minur Memishos...
Shitet shtëpi në Labuništa, vendi Krasta, me certifikatë prone! Sipërfaqja e sht...
Gjatë një shëtitje në zonën e Labunishtes, banori Ersan Zendeloski hasi në një f...
Tema kryesore e takimit ishin dy probleme serioze që, sipas të pranishmëve, ndik...
Sukses i madh për Labunishtën dhe për talente të rinj nga rajoni ynë. Ejlem Beki...
Trupi koordinues përbërë nga anëtarët Safet Demiralieski këshilltar i kryetarit ...
Pas shumë vitesh pune të përkushtuar, bashkëqytetari ynë i dashur Safet Demirali...
Me nder dhe krenari të veçantë, banorët e Labunishtë i drejtojnë urimet më të si...
Banorët e parë të fshatit Labunishtë që patën mundësinë të kryejnë ritualin e sh...