Медиуми
Што значи „дезинформација“?
Неточна или измамлива информација што се шири намерно за да заблуди.
Некој измислува изјава на јавна личност и ја објавува како вистинска за да влијае врз читателите.
Известувања Лабуништа Новости E enjte 29.10.2026
Në publik u ngrit çështja për mbylljen e një linje mësimore tjetër me gjuhë mësimore shqipe në SHFK „Murat Labunishti“ në Labunishtë, pasi DPA – Labunishtë u shpreh me akuza, ndaj të cilave Komuna e Strugës reagoi me mohim.
Edhe pse portali ynë zakonisht nuk publikon përmbajtje politike, këtë herë vendosëm të transmetojmë dy pozicionet e kundërta, sepse bëhet fjalë për shkollën tonë, nxënësit dhe arsimin në Labunishtë. Mendojmë se publiku ka të drejtë të informohet për çështje që lidhen me komunitetin lokal.
DPA – Labunishtë: “Shkolla dhe gjuha jonë nuk duhet të jenë subjekt i bërrylave politike”
Nga DPA – Labunishtë pretendojnë se në mbledhjen e fundit të Këshillit të Komunës së Strugës është miratuar mbyllja e një linje tjetër mësimore në gjuhën shqipe në SHFK „Murat Labunishti“.
Degët e partisë kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se në vend të mbylljes së linjave duhet të sigurohen kushte më të mira për arsimin.
“Shkolla jonë, gjuha jonë dhe e ardhmja e fëmijëve tanë nuk duhet të jenë subjekt i bërrylave politike,” theksojnë nga DPA – Labunishtë.
Komuna e Strugës: Racionalizimi u realizua para disa muajsh
Komuna e Strugës e hedh poshtë këtë akuzë, duke theksuar se në mbledhjen e dhjetë të Këshillit u shqyrtua dhe u miratua pëlqimi pozitive nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për linjat me më pak se 20 nxënës.
Sipas Komunës, me miratimin e pëlqimeve sigurohet që procesi arsimor të vazhdojë në përputhje me rregullat ligjore.
Aty theksohet se optimizimi, domethënë racionalizimi i linjave, u realizua para disa muajsh dhe procedura është zbatuar sipas kritereve të vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Komuna e Strugës pretendon se gjatë procesit janë përfshirë drejtuesit e shkollave, MASh, UNICEF dhe prindërit, dhe se asnjë mësues nuk është larguar nga procesi arsimor.
Nga Komuna vlerësojnë se pretendimet se në mbledhjen e fundit është racionalizuar edhe një linjë në SHFK „Murat Labunishti“ krijojnë një perceptim të gabuar në publik. Sipas tyre, optimizimi synon përdorimin më të mirë të burimeve të disponueshme dhe organizimin më të mirë të mësimdhënies, pa pasoja negative për nxënësit dhe stafin mësimor.
Медиуми
Неточна или измамлива информација што се шири намерно за да заблуди.
Некој измислува изјава на јавна личност и ја објавува како вистинска за да влијае врз читателите.
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
Биди првиот што ќе одговори денес.
0 учесници во квизот денес
Медиуми
Неточна или измамлива информација што се шири намерно за да заблуди.
Некој измислува изјава на јавна личност и ја објавува како вистинска за да влијае врз читателите.
Едно прашање. Една шанса. Колку добро ги знаеш правилата?
Биди првиот што ќе одговори денес.
0 учесници во квизот денес
Muhamed Husrev (Ajdinlar) ka lindur në fshatin Labunishta, afër Strugës, në Maqe...
Me trishtim të thellë shpallim lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Minur Memishos...
Shitet shtëpi në Labuništa, vendi Krasta, me certifikatë prone! Sipërfaqja e sht...
Gjatë një shëtitje në zonën e Labunishtes, banori Ersan Zendeloski hasi në një f...
Tema kryesore e takimit ishin dy probleme serioze që, sipas të pranishmëve, ndik...
Sukses i madh për Labunishtën dhe për talente të rinj nga rajoni ynë. Ejlem Beki...
Trupi koordinues përbërë nga anëtarët Safet Demiralieski këshilltar i kryetarit ...
Pas shumë vitesh pune të përkushtuar, bashkëqytetari ynë i dashur Safet Demirali...
Banorët e parë të fshatit Labunishtë që patën mundësinë të kryejnë ritualin e sh...
Me nder dhe krenari të veçantë, banorët e Labunishtë i drejtojnë urimet më të si...